Aktualitet

Rama-naftëtareve: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!

Shkruar nga Liberale
Rama-naftëtareve: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur naftëtareve të Ballshit, të cilat pohuan se nuk do të dalin nga greva e urisë nëse nuk i plotësohen kërkesat.

"Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!", shkruan Rama në Twitter. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH