Aktualitet

Rama: Na vjen keq për Serbinë, por ne do të mbështesim Kosovën

Shkruar nga Liberale
Rama: Na vjen keq për Serbinë, por ne do të mbështesim

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel, duke sqaruar se biseda ishte e përqendruar tek situata social-ekonomike, si rezultat i pasojave të luftës.

Lidhur me çeljen e negociatave, Rama ka thënë se Bullgaria po mban peng Maqedoninë e Veriut, duke e tërhequr me vete edhe Shqipërinë në këtë ngërç ku nuk ka lidhje.

Për "Ballkanin e Hapur", kryeminstri është shprehur se herët a vonë, të gjitha shtetet do t'i bashkëngjiten kësaj nisme, pasi askush nuk është kundër bashkëpunimit.

I pyetur për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, Rama ka thënë se është në mbështetje absolute të saj.

Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga. Nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën", ka thënë Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH