Aktualitet

Rama-Mitsotakis/ Çfarë u diskutua mes dy kryeministrave?

Shkruar nga Liberale
Rama-Mitsotakis/ Çfarë u diskutua mes dy kryeministrave?

Përpos pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Dialog Ekonomik dhe Politik, dyshja politike Edi Rama-Kyriakos Mitsotakis iu bashkua një takimi në selinë e kryeministrit grek; një takim ky që zgjati rreth 55 minuta.

Gazetari i Top Channel- it në Athinë, Artur Bibe zbulon diçka më shumë rreth bisedës së mbajtur pas forumit euro-arab në kryeqytetin grek. Sipas tij, takimi u karakterizua nga një klimë pozitive.

“Greqia është shumë e kënaqur me ecurinë e marrëveshjeve deri tani. Pala greke është njohur me ngërçin e pronave në jug të vendit dhe ka shprehur kënaqësinë e saj me ecurinë kësaj çështjeje. Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Mitsotakisit, përsa i përket heqjes së ligjit të luftës, një relike që sipas tij mban peng marrëdhënien mes dy palëve. Pala greke është e kënaqur pasi po shënohet progres në plotësimin e kërkesave në drejtim të minoritetit. Po kështu, Rama i tha Mitsotakisit që duhet të jeni më aktivë në Ballkan dhe Mitsotakis  iu përgjigj që synojmë të rikthehemi në Ballkan, përkrah partnerëve tanë siç jeni ju. Mitsotakis shprehu dëshirën që të vizitojë Shqipërinë për të krijuar një ide me sytë e tij mbi situatën e minoriteteve në Shqipëri”, u shpreh gazetari Bibe gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ të orës 15:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH