Aktualitet

Rama: Metën nuk e zgjodha unë president, por partia e vet me PS

Shkruar nga Liberale
Rama: Metën nuk e zgjodha unë president, por partia e vet me PS

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi fakte lidhur me deklaratat e kryeministri, se presidenti takon të kërkuarit nga OFL-ja. Rama tha në Asamblenë e PS, se nuk merret me video dhe se Meta e di vetë se kë takon nëpër skuta dhe qoshe.

Ndërsa sa i takon pjesës se PS e zgjodhi president, Rama u shpreh se Meta kishte votat e veta.

"Iliri do video. Unë me videot nuk merrem. kërkon video për skutat ku futet. Është e sigurt, që president në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte partiak, as ka pasur dhe as ka për të pasur më që bën fushatë kundër qeverisë. Se kë takon ai nëpër skuta, e di e vet. po se kë takon nëpër skuta dhe kthesa për të takuar dhe kërkon 

Meta u bë president me votat e veta dhe me ato të Partisë Socialiste. E kam thënë ditën që e kam votuar

Nuk e kam menduar që do të shkallonte deri në këtë pikë. Ose do të iknim në zgjedhje. Edhe po të iknim në zgjedhje, nuk e dinim a do t'i kishim votat për president. Iliri le të dalë në debat me Monikën, se kush e ka partinë. Ta zgjidhë me atë se kush e ka LSI-së, dhe pastaj të bëjë debate me Lulin se kush e ka opozitën. Dhe pasi të fitojë debatin le të qëndrojë në presidencë.

Është presidenti i vetëm që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte", tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH