Aktualitet

Rama: Mësimdhënia dixhitale do të vijojë edhe pas pandemisë

Shkruar nga Liberale
Rama: Mësimdhënia dixhitale do të vijojë edhe pas

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit Evis Kushi prezantuan në Lezhë platformën online Akademia.al, e cila do të mundësojë krijimin e klasave virtuale.

Në aktivitetin e zhvilluar ku u dhuruan disa tableta për fëmijët që zhvillojnë mësimin në klasa kolektive, Rama u ndal te rëndësia që digjitalizimi ka në formimin edukativ sa më cilësor të këtyre nxënësve.

Mësimdhënia virtuale sipas kryeministrit do të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë.

“Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme. Programi i mësimdhënies digjitale nuk do reshtë kur të përfundojë pandemia, do vazhdojë të zhvillohet dhe sofistikohet dhe të bëhet pjesë e pandashme e arsimit", tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH