Aktualitet

Rama mesazh studentëve: Vaksinimi është i detyrueshëm për të hyrë në auditor

Shkruar nga Liberale
Rama mesazh studentëve: Vaksinimi është i detyrueshëm

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një mesazh për vaksinimin e studentëve.

Kryeministri ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar, ndërsa thekson se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Kreu i qeverisë shton se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH