Aktualitet

Rama mesazh demokratëve: Ja çfarë do t’iu ndodhë po votuat Lulin

Shkruar nga Liberale
Rama mesazh demokratëve: Ja çfarë do t’iu ndodhë po

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Me ironi, kreu i qeverisë iu drejtua zgjedhësve demokratë, duke iu thënë se nëse më 25 prill votojnë Lulzim Bashën, pas i pret edhe Monika Kryemadhi me Ilir Metën.

“Me siguri më 25 prill ne, PS, nuk do të kemi vend. Ju do të jeni mbledhur të gjithë te Pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri. Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve, ndaj votuesve, zgjedhësve demokratë. Imagjinoni cfarë iu pret o demokratë. Do shkoni në zgjedhje si te Vehbiu e te Sudja, jep një, merr dy. Do jepni votën për Lulin, e do keni mbrapsht edhe dy të tjerë, se aritmetika e Lulit është 1+1 bëjnë 3, pra do të keni dhe Monikën e Ilirin. Kjo është ajo që do iu ndodhë. Cfarë po iu pret më 25 prill me gjithë këtë fitore të madhe është detyrim që unë tua them demokratëve. Do e shikoni pas se cfarë vjen kur PD bëhet bashkë me LSI”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH