Aktualitet

Rama merr pjesë në konferencën e donatorëve për Ukrainën në Varshavë

Shkruar nga Liberale
Rama merr pjesë në konferencën e donatorëve për

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Varshavë të Polonisë.

Ai do të jetë pjesmarrës në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki dhe Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Edhe Shqipëria do të radhitet përkrah vendeve kontribuuese, angazhim të cilin Kryeministri Edi Rama do ta shprehë gjatë kësaj Konference.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet gjithashtu Konferencës përmes një video mesazhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH