Aktualitet

Rama: Me luftë apo pa luftë pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit një më një

Shkruar nga Liberale
Rama: Me luftë apo pa luftë pensionistët do ta marrin bonusin e

Në një takim në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama tha se për pensionistët nuk është bërë ende ajo që meritojnë, ndërsa theksoi se qeveria po bën gati bonusin e fundvitit.

Sipas tij, ky bonus do të merret nga pensionistët me çdo kusht.

“Më mirë të qep gojën se të flas për pensionistët, sepse nuk kemi bërë akoma atë gjë, që jo vetëm meritojnë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Por ama në këto kushte dy herë kemi bërë indeksime. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Bonusin e fundvitit pensionistët do ta marrin një më një pa luftë apo me luftë.”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH