Aktualitet

Rama: Më lirë në Turqi sesa në Dhërmi, kjo që po bëni është marrëzi

Shkruar nga Liberale
Rama: Më lirë në Turqi sesa në Dhërmi, kjo që po

Gjatë bashkëbisedimit me kryetarët e bashkive për rritjen e turizmit, kryeministri Edi Rama është shprehur se është më lehtë dhe më lirë të shkosh në Turqi sesa në Dhërmi.

Ai ka propozuar një zgjidhje, e cila është praktikuar në Lezhë, ku për shërbimet turistike është vendosur një tavan për çmimet.

“Ekonomia ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve, që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi, Mal të Zi apo Kroaci se sa të rrish në Dhërmi.

Vërtetë është i mrekullueshëm Dhërmiu, por jemi ende larg për të garantuar cilësi shërbimesh. Ata që garantojnë të cilësi ti kenë çmime më të ulëta, se sa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro nata, është e palogjikshme.

Të shohësh hartën e frekuentimit ka kontradikta të forta përgjatë listës. Nuk është as faj as kompetenca juaj, por një rol duhet ta merrni përsipër.

Lezha ka vënë një çmim tavan, pasi nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej tavanit. Është stërplot në Lezhë.

Po të shohësh flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në grupin e turistëve në atë zonë, e kupton se gjëja duhet se ka një balancë mes asaj që ofron dhe asaj që paguan.

Dua të nënvizoj nevojën për t’u fokusuar më shumë te përmbajtja e sezonit nga pikëpamja artistike. Jemi në mangësi në ofertën për fëmijët. Kjo është më evidentja.”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH