Aktualitet

Rama: Me buxhetin e ri, do të rrisim sërish pagat për disa kategori

Shkruar nga Liberale
Rama: Me buxhetin e ri, do të rrisim sërish pagat për disa

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë sërish rritje pagash për disa kategori, ku përfshihen punonjësit zjarrfikës, mjekët dhe infermierët.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama tha se i kupton pakënaqësitë e zjarrfikësve, por i siguroi se rritja që u bë këtë muaj për policët dhe gardën ishte hapi i parë i rritjes së pagave.

“Është një rritje për këtë 3 mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri, do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do ketë edhe për mjekët, infemrierët, mësuesit. Duhet t’u them të gjithë punonjësve zjarrfikës dhe familjeve të tyre, që jam absolutisht dakord për këtë shprehje pakënaqësie dhe pasigurie.

Ndoshta nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar si për të gjithë kategopritë e tjera që rritëm pagat”, theksoi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH