Aktualitet

Rama-Manastirliu: Hyrja e turistëve në Shqiperi pa tamponë

Shkruar nga Liberale
Rama-Manastirliu: Hyrja e turistëve në Shqiperi pa tamponë

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nuk do të ketë testime për qytetarët që hyjnë në Shqipëri përmes kufinjve tokësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tha se sugjerohet që të shmangen udhëtimet e panevojshme.

“Për gjithë popullatën në të gjitha vendet ka një rekomandim. Të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nuk do ketë testime për qytetarët që hyjnë në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Kryeministri tha se po vlerësohet hapja e kufijve ajrorë, por kjo do të kërkojë reciproritet me vendet e tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH