Aktualitet

Rama: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin që do, revolucioni mbaroi

Shkruar nga Liberale

Pas arritjes së Konsensusit për Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi rama. Në një postim në Twitter, Rama shkruan, se LPPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor që deshën vetë, dhe për këtë gjë është dakord edhe ODHIR dhe BE.

"Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim". Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ODHIR është dakord që kjo nuk e cenon lirinë e zgjedhjeve?BE është e kënaqur, Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni", shkruan Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH