Aktualitet

Rama largon Vangjush Dakon, merr drejtimin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Rama largon Vangjush Dakon, merr drejtimin e Durrësit

Detaje të reja jan zbuluar nga mbledhja e grupit të PS-së që u zhvillua pasditen e sotme në Elbasan. Kryeministri Edi Rama ka caktuar drejtuesit e rinj të qarqeve.

Drejtimin politik të qarkut të Kukësit ia ka besuar Safet Gjicit, ndërsa nv Shkodër është caktuar Ilir Beqja. Në Lezhë është rikthyer Lindita Nikolla.

Sa i përket Tiranës, drejtuesi politik për bashkinë do të jetë Erion Veliaj, ndërsa për kryeqytetin në nivel qarku do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Në Durrës, kryeministri Edi Rama ka larguar Vangjush Dakon duke u vendosur vetë në krye të qarkut.

Emrat e propozuar u janë komunikuar deputetëve në mbledhje nga kryeministri Rama dhe pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare, më 4 shtator.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH