Aktualitet

Rama: Lajm për taksimin e biznesit të vogël është i rremë, s’do ndryshojë deri në 2029-ën

Shkruar nga Liberale
Rama: Lajm për taksimin e biznesit të vogël është i
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në rrjet për taksimin e bizneseve të vogla. Rama përmes një postimi në Twitter e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk do ketë taksim mbi bizneset deri në vitin 2029. “Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH