Aktualitet

"Më tha i kam lënë për ty", Rama: Kurseni energjinë, fikini dritat, mos i lini si Kapllani

Shkruar nga Liberale
"Më tha i kam lënë për ty", Rama: Kurseni

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me operatorë turistik mbi zhvillimin e turizmit në Dibër. Gjatë fjalës së tij, ai theksin e vuri te çmimi i energjisë elektrike.

“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë bëri thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Duhet patjetër që secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, tha Rama me humor.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor do të ndryshojë çmimi i energjisë. Kështu, në dy muajt e fundit të 2022-it, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 Kw. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH