Aktualitet

Rama, kundërshti me Kim: Refuzoj gjuhën e përdorur, krijon mjegull për kriminelët

Shkruar nga Liberale
Rama, kundërshti  me Kim: Refuzoj gjuhën e përdorur, krijon

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS aktualisht nuk ka një kandidaturë më të mirë për kryebashkiak të Tiranës, se Erion Veliaj.

Më tej Rama ka folur për marrëdhëniet me Yuri Kim, Erdogan amnistinë fiskale, opozitën etj.

Rama ka refuzuar të japë një përgjigje në lidhje me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ana e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila u shpreh se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët dhe se paratë e pista bëhen pallate e resorte turistike.

Në një intervistë për emisionin “Noë” në Euroneës Albania, Rama u shpreh se nuk mund të hidhet baltë për 99% të shqiptarëve, për faktin se 1% është e lidhur me botën e krimit.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë”.

“Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, theksoi ai.

Pastrimi i parave

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në çdo vend të botës pastrohen para.

Këtë deklaratë e tha në emisionin ‘Noë’ në Euroneës Albania, kur u pyet se a pastrohen para në Shqipëri.

Kreu i qeverisë theksoi se është e pavërtetë që pastrimi i parave në Shqipëri është kaq masiv sa thuhet, duke shtuar se raportet e fundit për pastrimet e parave janë bërë nga njerëz anonimë që financohen nga institucione të ndryshme.

“Ku nuk pastrohen para, në cilin vend të botës?Dini ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Para pastrohen kudo, por ama është e pavërtetë që këtu në Shqipëri, pastrimi i parave është kaq masiv sa të flitet për 1.3 miliardë nga ndërtimi. Këto janë shifra të dala nga raporte të njerëzve anonimë që financohen herë nga një institucion herë nga tjetri, por nuk qëndrojnë. Këto dëmtojnë vendin tonë por nuk qëndrojnë. Unë nuk them që nuk pastrohen para por proporcionet nuk janë ato që thuhen”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, tha se qeveria e Shqipërisë nuk vendos për komunitetet teksa u pyet nëse presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar të heqë Kreun e Komunitetit Mysliman.

Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjas

Rama theksoi se Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim. “Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete”- tha Rama.

Numri një i qeverisë, po ashtu tha se nuk e ka në dorë qeveria hapjen e  Xhamisë së Namazgjas në Tiranë. “Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë dhe nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman  turk dhe janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me komunitetin Mysliman shqiptarë dhe i vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert, nuk e vendos qeveria e Shqipërisë”- theksoi kreu i qeverisë.

Amnistia fiskale, Rama komenton ndërkombëtarët  

“Ne s’kemi kundër asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë partner ndërkombëtar.”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Noë” në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.

Sipas tij, ndërkombëtarët kanë rezervat e tyre, por nuk janë shprehur kundër.

”Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike. Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH