Aktualitet

Rama, kritika sërish BE-së: Nuk pa përtej kufijve të vetvetes

Shkruar nga Liberale
Rama, kritika sërish BE-së: Nuk pa përtej kufijve të

Kryeministri Edi Rama foli në lidhje me marrëveshjen me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine anti-Covid, që pritet të ratifikohet në Kuvend.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la fatin e vaksinimit në rajonin tonë, në mundësinë e marrëveshjes bilaterale.

“Për ne që gjendemi në vende që nuk janë anëtare të BE kjo s’është e panjohur. BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë, në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale, gjë që ka bërë që sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër nuk ka filluar me vaksinimin. Vendet e rajonit kanë parapaguar për të pasur akses përmes Covax-it, një platformë që ende nuk është hapur, do të thotë akoma s’ka filluar furnizmi përmes Covax-it.

Ne kemi ndeshur në vetë të parë vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale, për shkak se ka edhe një element tjetër që duhet ditur dhe mbajtur parasysh, që vendet për të bërë marrëveshje me njëra tjetrën, qoftë për të dhuruar, shitur, qoftë për të shkëmbyer duhet te marrin leje nga kompania Pfizer, përndryshe ky transaksion është i pamundur. Kështu është shkruar edhe në marrëveshjen që ne kemi përfunduar, dhe do të ratifikojmë këtu në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH