Aktualitet

Rama kritika Lelit për ngjyrën e pallateve: Duhet ndonjë thyerje

Shkruar nga Liberale
Rama kritika Lelit për ngjyrën e pallateve: Duhet ndonjë thyerje

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka inspektuar disa nga projektet me të cilat po punohet. Pas inspektimit të shëtitores dhe bypass-i në Vlorë, Rama u ndal në bulevardin "Ismail Qemali" dhe punimeve që po zhvillohen aty.

Por edhe në këtë pjesë, Kryeministri nuk i ka kursyer kritikat. Pas kritikave për gropat, Rama ka kërkuar edhe ndryshimin e pallateve anash bulevardit për t'i bërë ato sa më të gjalla dhe tërheqëse, por nuk kursen as kritikat për shtyllat po kondicionerët që duhen larguar.

Rama: Po këto pallate një ngjyrë të bardhë do të kenë?

Leli: Po të doni ju i ndryshojmë

Rama: Mbase diku duhet të ketë një thyerje, mbani konceptin e lozhës, po të ketë një ngjyrë thyerje, si një të verdhë, një portokalli apo të kuqe, vetëm pak pa u ekzagjeruar. Ruani bazën por vetëm një katror apo shtyllë vendosini një thyerje.

Rama: Po këto tabelat e bizneseve kështu do jenë, duhen unifikuar

Leli: Po do flasim dhe me bizneset nëse janë dakord

Rama: Duhet të jenë njëlloj, nuk ka këtu jam apo jo dakord, me detyrim

Rama: Nuk më pëlqejnë kondicionerët duken keq, duhet t'i sistemojmë dhe t'i gjejmë një zgjidhje pasi hedhin poshtë të gjithë punën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH