Aktualitet

Rama: Këstet e kredive do të shtyhen edhe për 3 muaj të tjerë

Shkruar nga Liberale
Rama: Këstet e kredive do të shtyhen edhe për 3 muaj të

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Facebook, se do të shtyhen me tre muaj këstet e kredisë, pas një marrëveshje me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Rama shkruan gjithashtu se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive.

"Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020?

Gjithashtu banka e shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi", shkruan Kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH