Aktualitet

Rama kërcënon sërish mediat: Ju bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Shkruar nga Liberale
Rama kërcënon sërish mediat: Ju bëjmë atë që

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat ditën e sotme. Pas paralajmërimit për portalet, kërcënimi i kryeministrit ka ardhur edhe për televizionet.

Duke iu referuar një debati televiziv, ku gjendja e Shqipërisë u krahasua me atë të Japonisë, Rama shkruan se ky vend ka masa ekstreme për mediat private në gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai kërkon prej mediave të filtrojnë dhe verifikojnë informacionet që thuhen në debatet televizive, teksa kërcënon me fjalët: “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”.

"Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!",  shkruan Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH