Aktualitet

Paketa anti-shpifje/ Rama: Keqardhje që çirren për diktat

Shkruar nga Liberale
Paketa anti-shpifje/ Rama: Keqardhje që çirren për diktat

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë seancës së ditës së nesërme do të hyjë për miratim në seancën plenare, projekti i paketës anti-shpifje.

Përmes një postimi në Twitter Rama është shprehur se ndjen keqardhje për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri. Kryeministri ka theksuar  në postimin e tij se prej 1 viti kjo paketë është diskutuar me ekspertë të OSBE. “Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin. Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje,”-ka shkruar Rama në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH