1

Rama: Kemi bërë detyrat për të hyrë në Bashkim. Por nuk do të jetë çështje jete a vdekjeje 

               Publikuar në : 09:25 - 20/11/21 MONICA RICCI SARGENTINI

MONICA RICCI SARGENTINI

Më shumë se një ish lojtar basketbolli Edi Rama dje dukej si një marathonomak. I ardhur për 24 orë në kryeqytet, së bashku me gjysmën e qeverisë shqiptare, kryeministri e ka filluar ditën në Pallatin Kixhi, ku ka patur “privilegjin” të takonte homologun e tij Mario Dragi, “një personazh – thotë – i dalë nga faqet më të mira të historisë politike t’Evropës”, për të përfunduar më vonë me mbledhjen e Komitetit të përbashkët të bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm Italian Luixhi di Maio.

Megjithatë kur ulet në divanin e Hotel Splendide Royal për intervistën nga Corriere della Sera duket se lë të depërtojë një hije zhgënjimi për ngërçin e bisedimeve për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian: “Është një çast i vështirë – shpjegon – kriza e të ikurve ka nxitur valë populizmi e viktima e parë është procesi i zgjerimit të Bashkimit. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne i kemi bërë detyrat tona. Tani fillimi i bisedimeve varet nga Bullgaria dhe shtysa e brendshme e vendeve të tjera. Por nuk është çështje jete a vdekjeje. Reformat duhen bërë se janë të nevojshme për Shqipërinë, për të ndërtuar Shqipërinë bashkëkohore”.

“Juve duke ardhur n’Itali njëherë keni thënë: “Vij në shtëpinë tjetër timen”. Cilat janë pritshmëritë për bashkëpunimin mes dy vendeve?

Tridhjetë vite më parë kemi arritur në brigjet italiane me varka si jashtëtokësorë, që atëherë ndryshimi është i pabesueshëm, sot shqiptarët janë skajshmërisht të integruar në Itali e kemi shumë ndërmarrje italiane në Shqipëri. Por duhet të shpejtojmë për pensionet për shumë bashkatdhetarët tanë që punojnë prej vitesh në vendin tuaj e paguajnë kontributet arkës italiane. Kam biseduar me Dragin.”.
Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia. Si janë marrëdhëniet?

“Asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, sigurisht mbeten probleme si ai i njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë por mendoj se mund të ndërtohet një rrugëtim i përbashkët. Pastaj varet nga ne nëse i a arrijmë apo duam të biem në kurthet e së kaluarës”.

“Juve jeni një idhtar i rregullimit të përdorimit të mediave shoqërore, por a nuk minohet kështu liria e shprehjes?

“Një rregullim është i nevojshëm, mjafton të shohim se si kanë ndikuar në këta vite, nuk janë demokracitë që dalin të fuqizuara, por regjimet autokratikë, merrni me mend se çfarë do të kishte bërë sot propaganda naziste po të kishte mediat shoqërore”.

“Në mars 2020, kur tërbohej pandemia, keni dërguar në Itali një ekip mjekësh dhe infermierësh, këtë vit i keni hapur dyert të ikurve afganë. Jeni një vend bujar.
“E vërteta është se kemi një kujtesë që e ruajmë sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë për ne aq shumë sa nuk do të mjaftonin as dy jetë për të mundur t’a falënderonim, ata pak mjekë sigurisht nuk kanë ndërruar rrjedhën e luftës kundër Covidit, por kanë mundur të tregojnë se ne i jetojmë edhe dhimbjet tuaja. Për sa i përket afganëve ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ishte më e pakta që do të kishim patur mundësi të bënim për njerëz që kanë besuar tek ne e kanë punuar për ne”.

“Corriere della Sera”

Përktheu Eugjen Merlika /Gazeta Liberale


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back