Aktualitet

Rama: Kam pasur vetëm një moment lufte me Metën dhe i tregova vendin 

Shkruar nga Liberale
Rama: Kam pasur vetëm një moment lufte me Metën dhe i tregova

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin "Real Story", se presidenti Ilir Meta ka bërë detyrën në këto javë krize nga pandemia e koronavirusit, ndërsa akuzoi opozitën se ka përhapur gënjeshtra.

I pyetur nëse e kishte ndalur luftën politike me kreun e Shtetit, Rama tha se me të ka pasur luftë vetëm njëherë, kur do të merrte mandatin e dytë për kryeministër.

Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën’.

Ndërsa për hetimin parlamentar për kreun e shtetit dhe kërkesës për shkarkimin e tij, Rama tha: “Kjo është cështje e parlamentit, jo e imja”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH