Aktualitet

“Rama ju urdhëroi ta hiqnit qafe, por Meta është bishë politike”

               Publikuar në : 12:13 - 13/06/19 Liberale

Deputeti i LSI-së në Kuvend, Ralf Gjoni tha se ditën kur Meta u votua si president e përjetoi si një ditë të zezë.

Ai theksoi se “ne nuk e donim, se e dija që largimi i Metës nga LSI ishte fillimi i fundit nga partia, nuk ishte zgjedhja e tij në shërbim të shqiptarëve”.

“Unë e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë votimi të Metës, ju e votuat në rresht me whatsapp.

Ne nuk e donim, se e dija që largimi i Metës nga LSI ishte fillimi i fundit nga partia, nuk ishte zgjedhja e tij në shërbim të shqiptarëve.

Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit Metën se donit ta hiqnit qafe nga politika dhe ta dergjnit në atë godinë që ngjan si azil pleqsh, po Meta është bishë politike, ku jeton ai pa politikë, hajde mendje hajde, e zgjodhët se donit President mbi palët e?

Presidenti nuk shfuqizon dot dekrete, se ju nuk i keni lënë më asnjë të drejtë, ai nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, Presidenti”, – tha Gjoni. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *