Aktualitet

Rama jep shifrat: Nga janari kanë përfituar bonusin mbi 10 mijë bebe

Shkruar nga Liberale
Rama jep shifrat: Nga janari kanë përfituar bonusin mbi 10 mijë

Kryeministri Rama ka publikuar shifrat e fëmijëve që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari i vitit 2020.

Sipas kryeministrit programi i mbrojtjes sociale mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë me 40. 000 lekë nëse është fëmija i parë, me 80.000 nëse është fëmija i dytë, me 120.000 nëse është i treti dhe nëse janë binjakë shpërblehet secili fëmijë me 80.000 lekë.

10,275 fëmijë ? kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2020. Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë 80,000 lekë fëmija i dytë 120,000 lekë fëmija i tretë, Binjakë 80,000+80,000”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH