Aktualitet

Rama jep lajmin: Kemi siguruar vaksinën

Shkruar nga Liberale
Rama jep lajmin: Kemi siguruar vaksinën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se vaksina kundër koronavirusit është siguruar.

"Kemi dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga Pfizer. Sasia e autorizuar menjëherë. 10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë.

Ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do vazhdojmë të përpiqemi me këmbëngulje dhe pa pushim që plani i vaksinimit të vazhdojë sipas parashikimeve”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH