Aktualitet

Rama: Ja vlerësimet për Nanon, Berishën dhe Bashën

Shkruar nga Liberale
Rama: Ja vlerësimet për Nanon, Berishën dhe Bashën

Në intervistën me studiuesen Belina Budini, kryeministri Edi Rama dha edhe opinionet e veta lidhur me kundërshtarët e tij politikë dhe jo vetëm, duke nisur që nga Berisha e deri tek Fatos Nano.

Pjesë nga intervista:

Budini: Çfarë mendoni për Nanon?

Rama: S’ka lidhje as me populizmin, as me autoritarizmin.

Budini: Si do ta etiketonit?

Rama: Nano ka qenë një njeri, që në ADN-në e vet të qytetarit, ka qenë një person publik liberal dhe pa diskutim një njeri me ambicie të madhe për të qenë një reformator.

Budini: Po Berishën, si do ta etiketonit?

Rama: Më mirë ma kurse këtë, që t’ia kursej edhe unë atij. Kalojmë tek pika tjetër. Është një eksponent shumë i rëndësishëm, në një fashë kohore të gjatë. Prandaj po them, meqë është i rëndësishëm, meqë jemi në studim e sipër, të mos ta prishim klimën studimit.

Budini: Si është më tepër në bilanc, në peshore, demokrat, apo autoritarist?

Rama: As njëra, as tjetra. Bajraktar.

Budini: Po Lulzim Basha?

Rama: Pse e ke lider atë?

Budini: Në liderët e rinj..

Rama: E pra është nga ata liderët që s’po i vjen koha.

Budini: Mbase i ka ardhur, do të na e tregojë zgjedhjet

Rama: Do ta shohim, se filxhanët për këtë punë i kemi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH