Aktualitet

Rama: Ja bizneset që përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike

Shkruar nga Liberale
Rama: Ja bizneset që përfitojnë nga paketa e dytë e

Në një video në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën me koronavirusin dhe masat e marra nga qeveria. Kryeministri ka thënë se të gjitha bizneset e vogla që janë mbyllur nga lufta, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketë së mbështetjes.

"Kam marrë ankesa nga biznese të vogla, si rropaqepësi, servis makinash, me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi është i mbyllur, pasi nuk ka fluksin që lëviznin, tani dhe kur dalin sa për punë dhe kthehen. Po ashtu, hidraulik, agjenci turistike, dizainjer, taksixhi. Të gjithë këta dhe ndonjë kategori tjetër do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes, të gjithë pa përjashtim. Pasi janë biznese të vogla të mbyllura nga lufta. Po kështu ata që janë punonjës të linjave të transportit dhe janë në shtëpi do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar", tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH