Aktualitet

Rama iu tërheq vëmendjen se janë pa maska, ja ç'bën Rudina Hajdari

Shkruar nga Liberale
Rama iu tërheq vëmendjen se janë pa maska, ja

Kryeministri Edi Rama iu ka tërhequr vëmendjen disa deputetëve pa maska duke iu kujtuar se është bërë e detyrueshme mbajtja në ambiente publike.

“Halit vëre maskën, zonja Hajdari të lutem maskën. Maska është tanimë e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe nuk është aspak e domosdoshme në mjedise të hapura. Me këtë rast përfitoj t’iu përgjigjem të gjithë atyre që kur unë shfaqem në rrugë më kritikojnë që jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe moskontaktimi me shtrëngim duarsh. Në mjedise të mbyllura, tanimë dhe me një vendim zyrtar të MSH maska është e detyrueshme dhe është vërtetë e rëndësishme që Kuvendi do japë shembullin e vet”, tha Rama.

Por ndërkohë që fliste, Hajdari i ka çuar një maskë të bardhë në foltore që kryeministri e ka parë si një shenjë paqeje.

“Kur flitet s’ka nevojë. Faleminderit gjithsesi, një flamur i bardhë paqeje të cilin e pres me kënaqësi”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH