Aktualitet

Rama ironizon Metën: Kudo ku sheh ujë, shkon të gjejë kamerdare

Shkruar nga Liberale
Rama ironizon Metën: Kudo ku sheh ujë, shkon të gjejë

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta sa i takon akuzave të këtij të fundit për përmbytjet, i cili bëri përgjegjëse qeverinë për situatën.

Mes ironisë, Rama tha se Meta është në hall, dhe se është në kërkim të një kamerdare atje ku sheh ujë.

“Sa i përket presidentit Meta, është në hall. Nuk kam asgjë për t’i thënën. Është në kërkim të një kamerdarja. Kudo ku sheh ujë, shkon të gjejë kamerdaren. Kështu që nuk e ndihmoj dot. Puna e tij.”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH