Aktualitet

Rama inspekton punimet në zonën e Kumes në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Rama inspekton punimet në zonën e Kumes në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar punimet në zonën e Kumes në Vlorë, ku kjo lagje, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Inxhinieri i veprës, tha se në fund të vitit ajo do të përfundojë plotësisht. Në këtë lagje të qytetit bregdetar, pritet shtohen hapësirat e gjelbëruara, si dhe të hapen akse lidhëse me rrugët kryesore të qytetit.

"Vlorë, Kume – Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH