Aktualitet

Rama: Ilir Meta ka turpëruar shqiptarët dhe Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Rama: Ilir Meta ka turpëruar shqiptarët dhe Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Presidenti Ilir Meta ka humbur çdo të dretjë për të qenë në krye të shtetit shqiptar. Në një fjalë të shkurtër në Kuvend, Rama tha se Meta ka tradhtuar popullin shqiptar dhe ka shkelur Kushtetutën.

Ai ka ftuar të gjithë deputetët që të ushtrojnë vullnetin e tyre dhe të votojnë për shkarkimin e Presidentin. Në fund të fjalës së tij kreu i qeverisë tha se Meta i dikurshëm nuk ka asnjë të përbashkët me Metën e sotëm.

"Ilir Meta ka tradhtuar institucionin e Presidentit të Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të pushtetit të popullit. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhëniet më SHBA. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanse që i janë dhënë për t;u kthyer në binarët

Ky Parlament sot duhet të ushtrojë vullnetin e tij dhe të vendosë për shkarkimin e tij. Keqardhje më mikun tonë të dikurshëm Ilir, por keqardhje për Metën e sotëm. Tani duhet të flasë Parlamenti me votë", tha ndër të tjera Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH