Aktualitet

Rama "i vë punët në vijë" dhe poston videon me këmbët mbi tavolinë

Shkruar nga Liberale
Rama "i vë punët në vijë" dhe poston videon me

Pak para fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 nga Bratislava kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook me këmbët mbi tavolinë duke përgatitur detajet e fundit.

"Nder dhe pērgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE", shkruan Rama, i cili nga pamjet duket sikur i ka vënë punët në vijë.

Ndërkohë në Shqipëri familje të tëra ankohen se nuk kanë strehë ku të futin kokën pas tërmetit që u prishi shtëpitë e i la në qiell të hapur.

Banori i një kompleksi 12 katësh, baba i tre fëmijëve tregoi sesi e kishte trajtuar me përçmim nënkryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi.

“Nuk më intereson fare, ik e këput qafën, më tha”, u shpreh banori.

Nga ana tjetër lideri i opozitës, Lulzim Basha nga qyteti i Durrësit ka folur sërish për gjendjen pas tërmetit, ku ka bërë thirrje të përshpejtohet procesi i vlerësimit përfundimtar i banesave të dëmtuara nga tërmeti.

I pyetur nga Ora News për faktin se qeveria pranoi një nga propozimet e tij, për dëmshpërblimin e banorëve në fshat, Basha tha se shuma e caktuar nga qeveria është e pamjaftueshme.

“Është një propozim që e kemi dhënë prej disa ditësh sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar vetë dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti.

Natyrisht që duhet bërë vlerësimi i dëmit. Shuma që është caktuar prej 2 milionë lekësh të reja, mund të jetë një shumë minimale, në disa raste mund të ketë nevojë për shumë edhe më të mëdha, prandaj është e domosdoshme tani, në përputhje me pushtetet që jep akti i fatkeqësive natyrore, që qeveria të caktojë një buxhet të qartë", u shpreh Basha. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1709263192538318/?t=4

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH