Aktualitet

Rama i përgjigjet PD-së për "oligarkët": 100 më të pasurit kanë...

Shkruar nga Liberale
Rama i përgjigjet PD-së për "oligarkët": 100

Teksa opozita akuzon se "oligarkët" kanë marrë miliona nga qeveria e kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe ky i fundit i cili thotë se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së PD.

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje! #FakteKokëforta”, shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH