Aktualitet

Rama i përgjigjet Metës: Nuk më ke dorëzuar platformë, jam gati të…

               Publikuar në : 13:35 - 22/05/20 liberale

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili në një konferencë për mediat tha se në 8 prill i kishte dorëzuar kryeministrit Edi Rama një projekt-platformë.

Përmes një mesazhi në “Twitter” Rama e mohoi këtë fakt duke thënë se nuk kishte marrë asnjë platformë të tillë.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la🎭 Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin🎭”. shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back