Aktualitet

Rama i përgjigjet Haradinajt: Mos përdor gjuhën e nënës për ndarje

Shkruar nga Liberale
Rama i përgjigjet Haradinajt: Mos përdor gjuhën e nënës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk pranoi të takonte kryeminsitrin Edi Rama i cili ndodhet në Kosovë, ndërsa tha se nuk mund të takohej me një paditës.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Kosovës, kryeministri Rama u duk sikur i dha një mesazh Haradinajt dhe të gjithë atyre që sipas tij keqpërdorin gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

"Pafajësia e disa prej figurave kryesore të UCK këtu përfshi Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn si dy shembuj qoftë për staturën në luftë qoftë për kalvarin e drejtësisë është në fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare. Sot për mua është një sprovë e madhe jo vetëm politike por edhe kombëtare, morale e njerëzore se kush flet shqip se këtë ka gjuhën e nënës këtë gjuhë të mos e përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie në përfaqësues të bindjeve të ndryshme, në patriotë dhe tradhtarë apo në të ndershëm dhe hajdutë”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH