Aktualitet

Rama i përgjigjet deputetit të opozitës: Nxorre sekrete hetimore...

Shkruar nga Liberale
Rama i përgjigjet deputetit të opozitës: Nxorre sekrete

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetit të opozitës Halit Valteri, ndërsa theksoi se të bësh politikë me krimin, do të thotë që ta mbështesësh atë.

Rama iu drejtua Valterit duke thënë se nxori sekrete hetimore që duhet t’i kishte çuar në prokurori.

“Ndoqa me pezmatim këtë interpelancë jo se është e para, por sepse faktikisht duke u përgatitur për të folur për raportin e progresit të BE siç në axhendën e sotme, përsëri po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht zotiValteri, në një nga herët e shkuara ku ju me të drejtë ishit të shqetësuar për një ngjarje, bëtë dhunë. Ju përsëri bëtë dhunë, stimuluat dhunën. I dhatë shembullin më të keq të rinjve dhe të rejave që mund t’ju ndiqnin. Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren e Kuvendit dhe të bëjë akuza penale, të japë deri dhe detaje që lidhen me një hetim. Duke u shprehur se; njeh vrasësit, atentatorët, viktimat. Njeh kush është me kapele, pa kapele. Ndërkohë që nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit. Ju nuk jeni as i vetmi e as i pari, por zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik. E ka marrë peng edhe kulturën e parlamentarizmit të Kuvendit që mos të zhvillohet sipas standardeve. Të bësh politikë me krimin është e rëndë. Të flasësh në këtë farë feje është që të ushqesh mitin e kriminelit. Të dekurajosh forcat që e luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje. Opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë më mirë dhe që ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni s’doni ju dhe të gjithë atë që flasin si ju, s’ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje. Jo dje 100 vite më parë, por dje 5-6 vite më parë. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH