Aktualitet

Rama i përgjigjet ambasadorit të BE: Ke keqkuptuar kritikat e mia

               Publikuar në : 21:48 - 14/01/21 liberale

Pak ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca tha se Bashkimi Evropian kishte dhënë miliona euro fonde për Shqipërinë në kuadër të luftës kundër koronavirusit dhe se vendi nuk kishte një plan konkret vaksinimi.

Kryeministri Edi Rama i pyetur për deklaratat e tij, tha se kritikat e tij janë drejtuar nga Bashkimit Evropian dhe jo Komisionit Evropian.

“Komisionit Evropian i kemi dërguar të gjitha sasitë e nevojshme. Nuk na kanë kërkuar një plan vaksinimi. Komisioni Evropian është një strukturë që punon ditë-natë dhe kam respekt, ndërsa Këshilli Evropian është shumë më i madh. Ne, i kemi çuar BE ato që ata kanë kërkuar, sasitë. Këshilli Evropian i përbërë nga shtetet, ku niveli i cinizmit ka prekur nivele të panjohura më parë, mori vendimin që sasinë e vaksinave ta ndajnë me njëri-tjetrin.

Nuk ka vaksina në dispozicion Komisioni Evropian. Ne nuk kemi kërkuar lekë, kemi kërkuar vaksina. Kanë vënë ata 70 mln euro? Çfarë na duhen kur nuk ka vaksina. Marrëveshja me Pfizer është meritë e qeverisë shqiptare dhe e imja personalisht.

Mbase ambasadori për fajin tim ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj Komisionit Evropian, janë kritika që nuk u heq asnjë presje dhe janë kritika ndaj Bashkimit Evropian. Çfarë kuptimi ka që ti ke sot një masë që nuk i injekton dot për një javë dhe t’u thuash merrni nga 2 mijë, nga 5 mijë dhe injektojuani atyre që janë në vijën e parë.

Kur Serbia mori 5 mijë doza, këtu u bë sikur Serbia gjeti raketën për ta vrarë covidin brenda ditës. Shqipëria është vendi i dytë në rajon që vazhdon vaksinimin”, tha Rama në Open.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back