Aktualitet

Rama i kthehet po me akuza Metës: Ke paguar para të pista për të…

Shkruar nga Liberale
Rama i kthehet po me akuza Metës: Ke paguar para të pista për

Janë rikthyer përplasjet e ashpra mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Një ditë pas akuzave të forta të Presidentit Meta, se zyrtarë të qeverisë janë përfshirë në një veprimtari kriminale miliona euroshe, që sipas tij, mund të çojë drejt katastrofës financat e shtetit, vjen reagimi ‘dhëmb për dhëmb’ i kryeministrit Rama.

Ky i fundit e akuzon Presidentin Meta se “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH