Aktualitet

Rama i kthehet Bashës për pensionet: Zgjodhët rrugën e shkurtër, por…

Shkruar nga Liberale
Rama i kthehet Bashës për pensionet: Zgjodhët rrugën e

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka nisur puna për rrugën e Lurës dhe të Thethit, por sipas tij, nuk ka shkop magjik, që të bëjë mrekulli.

Mes të tjerash, Rama tha se edhe vetë është i pakënaqur me punët e bëra deri më tani, duke shtuar se

“Na duhet të shtrëngojmë dhëmbët, të punojmë dhe cdo ditë të arrijmë nga pak”.

“Rruga e Lurës është në proces dhe rrugët nuk fillojnë kur vjen aty eskavatori. Punët nuk fillojnë kur i shikoni ju në tv apo fb, por më herët. Bëhet studimi, projekti, fituesi i garës, oponenca, sigurimi i financimit, futja në planin e realizimit, gara për rrugën, kontrata dhe pastaj vjen eskavatori. Rruga e Thethit është në punë, më në fund po bëhet rrugë turistike, si të gjitha vendet e bekuara, ku ka pasuri.

Në përfundim, dua t’iu them të gjithëve që ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur. Unë kam shumë arsye personalisht, sepse mundësitë janë për më shumë, nevojat janë për shumë më shumë dhe fuqitë janë për shumë, shumë më shumë, por nuk ka asnjë arsye për t’u ndalur, për t’ia fut gjumit, për të bërë pushim, për të pritur që të zgjohen të tjerë nga gjumi. Ka një arsye të madhe për të vazhduar përpara, puna që kemi bërë, që nuk është arsyeja për të qenë të kënaqur, por është prova e padiskutueshme që kjo është rruga. Na duhet të shtrëngojmë dhëmbët, të punojmë dhe cdo ditë të arrijmë nga pak. Formula magjike nuk ka”, tha Rama.

Më tej, kryeministri sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke iu referuar premtimit të këtij të fundit se do të ulë sigurimet shoqërore dhe do të rrisë pensionet, duke thënë se “Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisim pensionet, thotë miku im i fjetur, Lulzim Basha. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore dhe sot Shqipëria ka ende një deficit të trashëguar, sepse paguan më shumë pensione, se sa ka. I kanë rënë shkurt, herë me Suden, herë me Vebiun, herë me Saliun, dhe a ka më shkurt se me Lulin, por nëse e kanë zgjedhur t’i bien shkurt, nuk e kanë të gjatë rrugën e Shqipërisë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH