Aktualitet

Rama: I kemi kërkuar Komitetit të Ekspertëve zgjatjen e orës policore

Shkruar nga Liberale
Rama: I kemi kërkuar Komitetit të Ekspertëve zgjatjen e orës

Kryeministri Edi Rama tashmë e ka kthyer në zakon, që gjatë udhëtimeve të tij komunikon me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

I fundit ka qenë me ministren e Arsimit dhe kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, gjatë kthimit të tij nga Saranda, ku është informuar për ecurinë e fushatës elektorale në këtë qark.

Kushi i ka komunikuar kryeministrin kërkesën e qytetarëve në lidhje me zgjatjen e orës policore gjatë muajit të Ramazanit, në një kohë që sipas saj vaksinimi po ecën me ritme të mira.

“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit”, tregoi Kushi.

Kryeministri pohoi që i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por mesa duket nuk ka ende një vendim.

“Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH