Aktualitet

Rama i jep fund mbledhjes së qeverisë: Do të kemi riorganizim të procesit qeverisës, rritje e rolit të zv.ministrave

Shkruar nga Liberale
Rama i jep fund mbledhjes së qeverisë: Do të kemi riorganizim

Në mbyllje të mbledhjes së kabinetit qeveritar në Tepelenë, kryeministri Edi Rama ka dalë në një prononcim për mediat, ku ka folur mbi diskutimet dhe konkluzionet e arritura.

Me një gjuhë teorike, Rama ka folur për një riorganizim të procesit qeverisës dhe krijimin e një kanali ndërveprim me ekspertizën vendase dhe të huaj e me botën akademike.

“Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizmi i këtij procesi. Kemi arritur disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls të ri por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Do krijojmë kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë vendit”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH