Aktualitet

Rama i bëri thirrje për bashkëpunim, ja si i përgjigjet Basha

Shkruar nga Liberale
Rama i bëri thirrje për bashkëpunim, ja si i përgjigjet

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Rama për të zhvilluar një takim online dhe për të bashkuar forcat për situatën e koronavirusit.

Basha ka thënë se nuk përfshihet në asnjë debat dhe i ka bërë thirrje Kryeministrit të heqë dora nga retorika dhe gjuha e ashpër ndaj opozitë.

"Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi", tha kreu i PD./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH