Aktualitet

Rama, i ashpër me Pjetrin, kërcënon socialistët: Futeni në kokë!

Rama
               Publikuar në : 15:54 - 13/08/19 LP

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas publikimit nga Partia Demokratike, të dokumenteve për ndalimin e Valdrin Pjetrit në Itali.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk do të tolerojë askënd, as Valdrin Pjetrin e as vëllanë e vet.

Rama shfajëson veten duke thënë se nuk e ka menduarkurrë se Pjetri fsheh të vërtetën, por derisa ajo të dalë PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Kryeministri më tej kërcënon edhe socialistët, duke ju kërkuar “ta fusin mirë në kokë”, faktin se askush nuk do të tolerohet.

Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!“, shkruan kryeministri./Gazeta Liberale

(Visited 941 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *