Aktualitet

Rama-gazetarëve: Ju thoni të pavërteta! Doni apo nuk doni...

Shkruar nga Liberale
Rama-gazetarëve: Ju thoni të pavërteta! Doni apo nuk doni...

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference me gazetarët se Shqipëria ka dalë nga kjo fazë e pandemisë së koronavirusit me kokën lart, ndërsa nga ana tjetër tha se është e pavërtetë, kur ata thonë se ka ndaluar sistemi shëndetësor gjatë pandemisë.

“Përgjigjja ishte shteruese, por edhe faktuale, që do të thotë se mjafton të bëni një përpjekje me imagjinatën tuaj çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend sikur kjo përballje t’i kishte rënë për taksirat botës e Shqipërisë vetëm 6 vite më parë, me spitalet në gjendjen që ishin në atë kohë. Sot flasim për receta elektronike, karta elektronike, të gjitha që merren nga shtëpia. Çdo gjë ka bishtat e vet, asgjë nuk është perfekte, por doni nuk doni ju, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar. Shqipëria ka dalë nga kjo fazë, dhe mos e dhëntë Zoti të mos kemi valë të reja, me kokën lart. Sot janë qindra mijëra shqiptarë që sot kanë shërbim parësor. Nuk mund të thoni se ‘qenka ndalur sistemi shëndetësor gjatë pandemisë’, se kjo është thjesht e pavërtetë”, u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH