Aktualitet

Rama: Gati nisja e revolucionit digjital në shërbimet për qytetarët

Shkruar nga Liberale
Rama: Gati nisja e revolucionit digjital në shërbimet për

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ndërsa njofton se është gati nisja e revolucionit digjital në shërbimet për qytetarët.

"Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit", njofton Rama.

Postimi i Edi Ramës:

GATI NISJA E REVOLUCIONIT DIGJITAL NË SHËRBIMET PËR QYTETARËT.

Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit??

• Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë?

• Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës??‍??

• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin?

• Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin?

• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al ?

#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀ /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH