Aktualitet

Rama fton demokratët në PS: Opozita më mizerabël se në 1991

Shkruar nga Liberale
Rama fton demokratët në PS: Opozita më mizerabël se në

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot qytetarët që të aplikojnë në platformën e PS, për t’u bërë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për të qenë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë e ka cilësuar opozitën më të keqe që nga viti 1991 dhe ka ftuar demokratët që të bëhen pjesë e PS-së.

“Nuk na sfidojnë dot rreziku ynë më i madh boshllëku që ata kanë lënë një opozitë mizerabël, një opozitë si kjo e sotmja nuk e ka pasur Shqipëria që nga viti ‘91 edhe në aspektin e e prgramit, ideve, lidhjes me realitetin. Sot është një opozitë e pandershme që nui ka lidhje mes zërit, figures, qëllimit e prapamendimit”.

Ndërsa fton demokratët që të bëhen pjesë e PD-së, Rama theksoi se procesi i PS-së është transparent, ndryshe nga ai i PD-së që ishte një truk.

“Ftesa jonë është e hapur për të gjithë, nuk themi vetëm anëtarët mund të kandidojnë dhe të shprehin interesin, gjithkush mundet. Edhe demokratë në zemër, mendje demokratë që mund të kenë qenë me PD për vite të tëra dhe kanë arsye që ta shohin veten pranë nesh, janë të mirëpritur.

Procesi ynë është krejt ndryshe, i drejpërdrejtë, nuk është për t’u tallur e kacafytyr me vota anonime, por është një ftesë e hapur që në momentin kur do të jenë kandidatët në mënyrë transparente ne do të bëjmë një proces gare, ku ajo që do të jetë kryesore, do të jetë që çdokush të ndihet mirë”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH