Aktualitet

"Rama fshihet pas fustanit të Elisës", Spiropali i përgjigjet Bardhit: Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona

Shkruar nga Liberale
"Rama fshihet pas fustanit të Elisës", Spiropali i

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se kryeministri Edi Rama fshihet pas fustanit të saj.

"Qetësohuni more, kam gjithë durimin që t’ju dëgjoj. Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona. E rëndësishme është që këtu të vijmë dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë që ju të ngrini gënjeshtra dhe të pretendoni që ne të mos ju japin përgjigje. Po ju pyes i doni apo nuk i doni përgjigjet? Zoti Bardhi këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë, nuk e pres këtë nga ju. Nuk mund të vini këtu të hidhni akuza që nuk ekzistojnë në asnjë dosje, por si duket me ata që rri ashtu bëhesh. 26 shpirtra e prisnin Berisha junior në derën e SPAK ndaj u bllokua kjo foltore. përgjigjen e keni marrë dhe do ta merrni”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha sot se, Spiropali ishte e deleguara e kryeministrit për të sqaruar në Kuvend çështjen "McGonigal", por kjo nuk u prit mirë nga opozita.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH