Aktualitet

Rama flet për të në Kuvend, ja ç’bën Meta

               Publikuar në : 12:59 - 13/06/19 Liberale

Teksa kryeministri Rama fliste në Kuvend për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, ky i fundit ka vijuar i qetë takimet me partitë e vogla për caktimin e një tjetër date zgjedhjesh.

Në një njoftim të bërë nga zyra e Presidencës, thuhet se kreu i shteti në orën 12:45 është takuar me kreun e partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhimën.

Paraditen e kësaj të enjteje kreu u shtetit është takuar me të ngarkuarën me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones . Zyrtarja amerikane, është paraqitur në Presidencë në orën 10:00 pa praninë e mediave.

Dje Presidenti zhvilloi një takim me partitë aleate të Bashës.

Po sot Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 17:00./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *